Majlinda Bregu nuk përmbahet, shpërthen në nerva dhe plot mllef (FOTO LAJM)

Pëlqej
Majlinda Bregu, ish ministrja e Integrimit në qeverinë e Berishës, këto ditë po merr pjesë në hapjen e Shkollës Europiane pranë Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Bregu është përfolur kohët e fundit edhe për faktin se mund të ishte pjesë e portofolit kryeministror, por dilemat për këtë të fundit kanë ditë që kanë mbaruar.

Por duket se Bregu është shumë e ndjeshme për sa i takon çështjes së integrimit europian të Shqipërisë dhe puna e saj për të ndihmuar dhe lobuar mbi procesin vazhdon ende.

Pak më parë ajo ka publikuar një fotografi në faqen e saj në Instagram , mbi të cilën shkruan : “Zones, of the day”( zonat e ditës ) dhe tregon dorën që prek flokët, si të ishte një moment nervozizmi dhe inati. Sigurisht që në sfond të fotos gjendet edhe flamuri i BE, simboli i unitetit europian. Nuk kanë munguar komentet dashamirëse të fansave dhe miqve të cilët e përshëndesin për kontributin e saj në këtë çështje dhe e pyesin se përse është me nerva, por edhe as komenti pikant i Ornela Bregut, motrës së saj, e cila i thotë: “Fiks Ti…”

Po çfarë duhet ta ketë mërzitur kaq shumë Majlindën që ka shpërthyer në nerva…?! /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori