Bruno Fernandes: CR7? Nuk e di çfarë po kalon në kokën e tij

Në një intervistë për ‘The Athletic’, Bruno Fernandes ka folur edhe për rastin e Cristiano Ronaldos, i cili ende nuk është paraqitur në stërvitjen e Manchester United.

Fillimisht Ronaldo u arsyetua se nuk do t’i bashkohej skuadrës për shkak të disa problemeve familjare, por pak e besuan këtë.

CR7 nuk ka ndërmend të vazhdojë me një skuadër që nuk merr pjesë në Champions League,  ndaj është në kërkim të një skuadre të re.

E vetmja gjë që e pyeta Cristiano-n kur ai nuk u shfaq ishte nëse gjithçka ishte mirë me familjen e tij, ai ma shpjegoi mua dhe asgjë tjetër ,” tha lojtari portugez.

Nuk e di se çfarë i tha klubit apo trajnerit apo çfarë po kalon në kokën e tij, por ne duhet të respektojmë hapësirën e tij”, përfundoi ai./h.ll/albeu.com