Madonna zmadhon të pasmet, "tmerrohen" fansat (FOTO LAJM)

Këngëtarja Madonna numëron milona fansa në të gjithë botën, kjo falë zërit të saj dhe sukseseve në muzikë.

Por së fundmi ajo ka marrë shumë komente negative për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Ajo që i ka shqetësuar fansat kanë qënë të pasmet e Madonnës, e cila ka pohuar se kishte bërë një ndërhyrje për ti zmadhuar.
'
Me anë të një postimi në Instagram ku dëshironte të hidhte poshtë të gjitha komentet negative, 60-vjeçrja shkroi...

“Fatkeqësisht nuk kërkova aprovimin e askujt. Kam të drejtë të bëj çfarë të dua me trupin tim, si çdo njeri tjetër. Faleminderit 2019. Do jetë një vit i mrekullueshëm. #liri #respekt #jofrikë #jodiskriminim”.

Ndërhyrja u vu re në performancën e ndërrimit të viteve, ku fansat shijuan një kërcim seksi dhe dalluan përmasat e zmadhuara të këngëtares.

Shumë prej tyre e kritikuan duke i thënë se “ka vënë jastëk” dhe “të pasmet i duken të tmerrshme”. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori