Shevchenko: Ky do të jetë viti i Milan-it

Andriy Shevchenko ka folur në një intervistë për “tuttosport” rreth Milan-it.

Milani këtë sezon është ai Milan që ne të gjithë do të dëshironim të shihnim. Në kampionat po bënë shumë mirë duke marrë vetëm rezultate pozitive dhe ende nuk e ka një humbje.

Në Champions pritej të kishte vështirësi por jo në këtë fazë, gjithësesi do të jetë një mësim për sezonin e radhës. Milan është kthyer në një ekip dinamik, sulmon bukur dhe mbrohet bukur.

Ky është viti i tyre, duhet të fitojnë skudeton patjetër. Nga ana tjetër Inter është shumë i rrezikshëm. Nëse janë duke humbur mos u gëzo para kohe sepse të përmbys rezultatin edhe në minutat e fundit të lojës.

Inzaghi po mban ritmin e Contes, është i zoti dhe i duhuri për Interin”.

Këto kanë qënë fjalët e legjendës së Milan-it , Shevchenko, i cili ka prekur nga pak situatën për të dyja ekipet e Milanos./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 09:45