“Made in Albania”, seriali që promovon arsimin profesional në Shqipëri (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Me ide të MMSR-së, Televizioni “Top Channel” pritet të sjellë për publikun shqiptar një serial ku protagonisti kryesor, aktori Gent Bejko do të jetë promotori i arsimit profesional në Shqipëri.

Nisma e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Një super ide e Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë mbështetja për këtë super serial”, shkruan Kryeministri Rama, duke postuar gjithashtu një video që tregon detaje mbi këtë serial.

Në këtë episod Genti do të punojë në një hotel të Sarandës në kuzhine dhe në menaxhimin e hotelit. Në krah do të ketë Maikun, kuzhinier i mirënjohur, i cili do mundohet t’i mësoje Gentit sekretet e zanatit. /albeu.com/
“Made in Albania”, seriali që promovon arsimin profesional në Shqipëri

Shtuar më 23/08/2014, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori