Berisha në një krah e Basha në tjetrin, kush është aleati i demokratëve që Rama “i shkeli syrin” në Kuvend

Në një kohë kur PD gjendet në krizë mes Lulzim Bashës dhe Fatmir Mediut, Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit duket se i ka “shkelur syrin” kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut.

Rama iu drejtua Mediut me sfidën se nëse ai arrin të ulë në tryezë PS dhe PD, atëherë vetë Rama do të shkojë në takim pa pyetur kush është aty.

Teksa fliste në sallën e Kuvendit, Rama ra dakord me parafolësin, Fatmir Mediu, që çdo çështje me rëndësi madhore për vendin të flitej me një gjuhë.

Rama: Ndoqa me shumë interes fjalën e z. Media dhe jam dakord me të që më e mira do ishte që ky vend, ky shtet në çështje të një rëndësie madhore të fliste me një gjuhë. Arsyet pse nuk kemi arritur në këtë ndonjëherë nuk ka nevojë t’i shtjellojmë sepse patjetër që të gjithë kanë një listë arsye të ndryshme.

Por duke qenë se këtu dua të them dy fjalë për aktin normativ nuk po zgjatem në këtë pikë, por nëse z. Mediu merr një nismë për të organizuar një tryezë të përbashkët të PD-së ku dhe ai bën pjesë dhe të PS-së unë garantoj që do marr pjesë pa kërkuar as kush do vijë, as kush nuk do vijë.

Do të ishte vërtetë nismë e vyer, mbase nuk do dilte asgjë por nuk kemi pse të paragjykojmë para kohe. Eurobondi nuk është borxh i radhës por mekanizëm financimi. Nuk është sic tha z.Mediu të marrim borxhe për të larë borxhe, por është kmënkanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe gjithë procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite.

Borxhi kur ne kemi marrë detyrën ka qenë 74%. Sot është vertetë, më i lartë se 74%, por ka arsye. Kur ne e ulëm në 63% , në momentin që flasim sot kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda, që kanë kërkuar nevoja imediate për të marrë borxh. Borxhi që ju i latë shqiptarëve kur ju larguan nga detyra, ishte 74% dhe nuk kishte as pandemi dhe as tërmet.

Qoftë termeti dhe epidemia ishin në formë tjetër në themelet e qeverisë tuaj tërmeti dhe në formën e praktikës së perditshme epidemia. Ju nuk keni ardhur nga hëna, ju keni qenë këtu, ju keni qeverisur dhe sot i keni në krye të gjithë ata që qeverisnin dje. Në të dy krerët e zogut që përpëlitet. Sepse sot është një zog që përpëlitet ne PD por shqiponjës nuk i ngjan. /albeu.com/

 


Shtuar 8.11.2021 19:50