Aksident me vdekje në Fushë Krujë – Thumanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë.

Një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka humbur jetën një e moshuar, e cila ishte pasagjere.

Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat. Hetimet mbi aksidentin kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 30.04.2023 19:37