Del videoja: Bujar Leskaj bën mundje në lokal, Sali Shehu arbitër (VIDEO)

Politikanët shqiptarë janë bërë shpesh protagonistë të videove të ndryshe, një pjesë e tyre edhe të pazakonta.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskajn.

Në videon që shoqëron këtë lajm shihet se si kreu i KLSH-së bën mundje me një mikun e tij në një lokal, dukshëm në qejf pas ndonjë dreke mes shokësh.

Ajo që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka mbajtur një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike, Sali Shehu.

Vlonjati Leskaj e humbi raundin e parë ndërsa tek i dyti u përpoq me gjithë forcat për të marrë hak.

Nuk dihet kur dhe ku është xhiruar video.


Shtuar 9.06.2020 06:17