Luks i shfrenuar! Këngëtarja shqiptare shpenzon mbi 2 mijë euro vetëm për një veshje (FOTO LAJM)

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më të njohura në tregun shqiptar.

Ajo njihet për hitet, elegancën dhe stilin e veshjeve që bien gjithmonë në sy.

Në fotot e fundit një fustan ngjyrë mustardë ka rënë në sy për shkëlqimin dhe përshtatjen me këngëtaren.

Ajo preferoi që t’i kombinonte me një palë sandale të zeza.

Nora për këtë veshje ka shpenzuar 2 mijë euro, ku sipas faqes “What They Wearin”, fustani i verdhë i satenit në të cilën shihet Nora është nga kreatorja e famshme botërore, Viviene Westeood që kushton deri në 1300 euro.

Ndërsa sandalet e zeza të firmës Yves Saint Laurent kanë çmimin 995 euro.
Shtuar më 21/09/2020, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori