Luks i gjallë, avionët privat që udhëtojnë super të pasurit (FOTO LAJM)

Një dhomë gjumi e stilit bashkëkohor me një prekje të hijeshisë klasike, e kompletuar me shtretër dhe mobilie të përmasave mbretërore, shampanjë dhe pamje panoramike.

Mund ishte fare mirë një suitë hoteli me pesë yje, por në të vërtetë është kabina e një Airbus A330 VIP, asgjë më pak se një pallat fluturues plot 200 milionë dollarësh.

Avioni luksoz i ndërtuar nga Complux, një kompani zvicerane e specializuar në dizajnin dhe mobilimin e avionëve të mëdhenj privatë, përfaqëson më së miri artin e vërtetë kur vjen puna tek dizajni luksoz i kabinës.

Në dy dekadat e fundit është rritur në mënyrë dramatike numri i miliarderëve dhe multimilionerëve në botë, duke shtuar edhe kërkesën për të fluturuar në mënyrë luksoze anë e mbarë botës.

Por teksa avionët privatë vijnë në të gjitha format dhe përmasat vëmendja më e fundit është avioni A330 VIP.

Shtuar më 21/10/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori