Lugina e
Valbonës shtrihet në qendër të
Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Ajo ka statusin e Parkut Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë.
Ka një klimë malore me dimër të ashpër, me reshje të dendura shiu e bore, me temperatura të ulëta dhe periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra.
Lugina e
Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine
shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të
Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.
Lugina e
Valbonës nis nga Qafa e
Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.
Gjatësia e saj nga Qafa e
Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra.
Lugina e
Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet
shqiptare pas luginës së Thethit.
Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017,
ora 22:50