E FUNDIT/ Bien ndjeshëm rastet e reja, 19 viktima në 24 orët e fundit
Luftoi 3 vjet me sëmundjen e rëndë, pritja emocionuese e 6-vjeçarit në shkollë (FOTO LAJM)

Një 6-vjeçar nga Ohio është pritur me ovacione nga shokët e tij të klasës, pas një periudhe të gjatë lufte për jetën. John Oliver Zippay kishte 3 vjet që luftonte me një lloj të rrallë leuçemie, por, më në fund ia doli dhe, pas seancës së fundit të kimioterapisë, arriti të jetë fitimtar dhe të rikthehet pranë shokëve të shkollës.

Dy ditë pas Krishtlindjeve, John u kthye në 'Helen Catholic School', pas pushimeve të festës dhe u mahnit nga pritja që i bënë shokët e klasës, me brohoritje dhe duartrokitje ndërsa ai ecte në korridor.

"Humbja e gjatë e kohës ishte e vështirë për të, por klasa ishte shumë e lumtur kur e pa që u kthye",- tha drejtori i shkollës, Patrick Gannon, pas kthimit të 6-vjeçarit.

J.O. u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike në vitin 2016, kur ishte vetëm 3 vjeç. Siç shkruan FOX 8, ai kaloi 18 ditë në spital dhe më pas iu nënshtrua për disa vite seancave të kimioterapisë.

"Ai kishte një ‘meta-port’ në gjoks, që nuk e lejonte të bënte asnjë aktivitet fizik për tre vjet. Ishte e vështirë për të, duhej të rrinte ulur gjatë gjithë kohës që fëmijët merreshin me aktivitete sportive",- tha babai i tij, John Zippay.

Prindërit e tij thonë se beteja e J.O me leuceminë ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, por tani shumë nga gjërat që bëjnë shokët e tij, do t’i bëjë edhe ai.

"Të gjithë prindërit duan që fëmija të rritet dhe të luajë jashtë me shokët e tij, të argëtohet. Mezi presim të ardhmen e tij dhe jemi shumë të lumtur që e kemi atë përsëri mesh nesh",- tha nëna e John, Megan Zippay.

Shtuar më 25/01/2021, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori