"Luftë" tek Facebook-u i 31-vjeçarit: Mos të kalbtë dheu! (FOTO LAJM)

Opinioni publik ditën e sotme është tronditur mëngjesin kur Xhafer Mata 31-vjeç qëlloi mbi një 19-vjeçare në Tiranë, pranë një kishe në zonën e Don Boskos.

Pas krimit të rëndë, 31-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri edhe veten duke ndërruar jetë vetëm pak minuta më vonë.

Mes dy të rinjvë mësohet se ka pasur një lidhje intime e cila ka nisur në kohën kur ai ishte i martuar me një grua tjetër.

Ai është divorcuar dhe ishte kujdestar i fëmijës së tij 1-vjeçar të cilin e ka lënë tek fqinjët.

Si duket Xhuljeta Cuni ka shkëputur marrëdhënien vetëm pak kohë më parë, ndarje e cila nuk është pranuar nga kuksiani.

Pas këtij krimi të rëndë, familjarët, miqtë dhe qytetarët kanë shpërthyer në komente negative tek Facebook-u i 31-vjeçarit.

Siç mund t'a shihni në galerinë e mësipërme, qytetarët kanë shpërthyer në komente negative ndërsa miqtë të trishtuar nuk e pranojnë dot ngjarjen e rëndë. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2018, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori