Prokuroria e Posatshme Kundër Korrupsionit në nivele të larta i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla që ti nënshtrohet testit të drogës.
SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor.
Pamjet u bënë publike vetëm dy ditë më parë, ku shihej se si Alla konsumonte kokainë në një ambjent publik. Vetë ai i ka hedhur poshtë këto akuza, duke u shprehur se videoja e publikuar është një montazh.