Prezantuesja e "Pa limit",
Luana Vjollca është rrëfyer në një intervistë në "M’fal për shprehjen", ku ka treguar jo vetëm për fëmijërinë, por edhe për atë që vlerëson tek një mashkull.
E pyetur nga Elvis Pupa se cili do ishte mashkulli që do donte të kishte pranë, ajo ka thënë: "Në përgjithësi nuk jam vajzë që ëndërroj. Nuk e imagjinoj. Do doja të më binte një njeri i mirë, por nuk ka rëndësi se kush. Mjafton të më shpëtojë mua".
Ajo e ka cilësuar veten si
llastica e familjes. "E urta dhe e mira është Marina, ndërsa unë jam ajo tjetra, e keni parasysh vetë...", thotë
Luana, ndërsa shpjegon se “Kam qenë dhe vazhdoj të jem më
llastica, sepse jam më e vogla, u nisa për djalë dhe dola vajzë, pse mos të llastohem?”.
Sa i takon fëmijërisë,
Luana tregon se kohë më parë ka qenë krejt e kundërta e asaj që është sot.
"Kam qenë e shkurtër dhe e shëndosh, me flokët e shkurtra, si djalë", rrëfen ajo.
Por, duket se gjatë fëmijërisë prezantuesja simpatike ka qenë “terrori” i lagjes. “Isha nga ato që
haja me dhëmbë këdo që më dilte përpara, veçanërisht Marinën. Këtë e kisha edhe me shoqet, ndaj nuk kam pasur kurrë shoqe.
Madje kur dilja për të luajtur, fëmijët ulërisnin “doli boksieri”, bashkë me Marinën.
Haja me dhëmbë gjithmonë një shoqe, e cila jetonte një kat më poshtë. Mamaja e saj më kapte gjithmonë dhe më bërtiste, e kisha fobi atë moment, por gjithsesi prisja me padurim që të vinte e nesërmja dhe ta
haja përsëri”. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2017,
ora 11:23