Luana Vjollca përtej kufinjve, fiton çmimin e rëndësishëm në New York (FOTO LAJM)
View this post on Instagram

Golden Award #Blessed 🥇

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Luana Vjollca ka shtuar një tjetër sukses në listë. “Golden Panther Music Awards 2020” i ka dhuruar Luanës çmimin “Best Albanian Act Artist”. Ceremonia u mbajt ‘live’ në New York. Luana ka dërguar një falenderim për festivalin përmes një videoje.

Si gjithmonë, ‘vajza e shumë talenteve’ nuk ka harruar të përshëndesë fansat në veçanti. Ajo ka dërguar një puthje për ndjekësit e saj më besnikë. Njëkohësisht, Luana ka përcjellë një mesazh për njerëzit në mbarë botën.

“Përshëndetje ‘Golden Panther Awards’, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria”, u shpreh Luana.

Çfarë është “Golden Panther Awards”?

Golden Panther Awards” vlerëson këngëtarë nga e gjithë bota. Ceremonia e përvitshme ka sjellë në vëmendje artistë nga vende të ndryshme, ku përfshihet edhe Shqipëria. Këtë vit, Luana u nominua si “Artistja më e Famshme Shqiptare”, kategori për të cilën u vlerësua edhe me çmim.
Shtuar më 02/05/2020, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori