Luana Vjollca në prag të martesës me Krenarin, planet e çiftit një vit pasi dolën hapur

Pëlqej
Në superformë, përvçse moderatore, Luana Vjollca paralelisht po punon edhe për vazhdimin e karrierës në muzikë, nën menaxhimin e të dashurit nga Kosova, Krenar Çoçaj.

E duket se një vit pasi fotografët i kapën për herë të parë çift duke drekuar në një restorant në Tiranë, ata kanë ecur shumë në marrëdhënien e tyre.

Jo vetëm që janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit, përkatësisht si nusja dhe dhëndri, por tashmë po bëjnë plane për martesë. Burime pranë çiftit kanë treguar se pas dasmës VIP të Marina Vjollcës me reperin Getoar Selimi, miqtë e tyre po përgatiten të festojnë në dasmën e Luanës me Krenarin.

Mesa duket distanca fizike (duke qenë se Krenari jeton në Prishtinë) po detyron çiftin që të hedhin hapin drejt altarit pak më shpejt sesa mund të mendohej. Edhe pse ende nuk dihet një datë e saktë, parashikohet që vera e vitit 2018 të jetë periudha kur ata kanë programuar t’i japin fund beqarisë.

Gjithsesi, asgjë nuk dihet me siguri, duke pasur parasysh çiftin Geti-Marina, që e shtynë disa herë planin e dasmës, për arsyen e vetme që të realizonin një festë sa më të mirëorganizuar dhe ideale në çdo detaj. Ndërkohë që Krenari është bërë krahu i djathtë i Luanës, ende pa qenë zyrtarisht burri i saj.

Njësoj siç bënte baxhanaku i tij i ardhshëm, Getoari me Marinën, edhe Krenari e prezanton Luanën “gruaja” në rrethet miqësore.
E dashura tashmë e deklaruar e menaxherit të artistëve nga Kosova, Krenar Çoçaj, flitet se bën jetën të lumtur pranë djalit që njihet jo vetëm si menaxher i zoti, por edhe si i pasur. Edhe pse ata vetë nuk kanë postuar asnjë foto çift, nuk i kanë shpëtuar dot syrit të paparacit, që i ka fotografuar fillimisht ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë, e më pas duke shëtitur në Amsterdam. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare.

Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me ish-mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi, u hodhën më 10 korrik të vitit që lamë pas, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini.

Më pas lidhja e tyre ka vazhduar intensivisht, edhe pse në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë dhe ai në Prishtinë. Gjithsesi ata e kanë zgjidhur të jenë afër, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre.

Nga ana tjetër, duket se dy shokët e ngushtë, Getoari dhe Krenari, tashmë kanë harruar inatet duke u ndjerë si një familje.

Këtë fakt e vërtetojnë batutat që ata kanë shkëmbyer së fundi në rrjetet sociale, ku duket se janë shumë të afërt.

Shtuar më 13/12/2017, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori