16 kilogramë më shumë, ja si duket Luana Vjollca pas shtimit në peshë (FOTO LAJM)

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca e cila vitet e fundit po provon veten edhe në muzikë ka ndërruar shumë në pamjen e saj.

Kohët e fundit ajo është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërt që ka marrë por megjithatë Luana vazhdon të postojë foto duke treguar se kilogramët sjanë aspak bezdi për të.

Në media madje është përfolur për një shtatzani të mundshme të moderatores pas një fotoje ku ajo kishte mbuluar barkun me një zemër, por vetë Luana tha se ka shtuar 16 kilogramë pasi donte të shëndoshej por situata i doli "pak" nga kontrolli.

E pavarësisht të gjithave nuk mund ta mohojmë se disa kilogramë më shumë e kanë zbukuruar Luanën. /Albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori