Luana "përveshi mëngët", s'ka më foto me bikini moderatoja ju fut punës (FOTO LAJM)

Pushimet e Luana Vjollcës mbaruan!

Të paktën për këtë muaj që ka mbetur s’ka më foto me bikini, pasi moderatorja e njohur ka treguar se ka nisur punën për sezonin e ri televiziv.

Luana Vjollca ka konfirmuar se edhe këtë sezon do ta shohim në Top Channel, me siguri në sezonin e radhës së spektaklit “Kush Luan”.

Moderatorja shfaqet e veshur serioze këtë herë, në një ambient pune me pantallona dhe këmishë.

“Startuam punën për sezonin e ri televiziv.. Mezi po pres !!!”, shkruan bjondina bukuroshe.

Me sa duket java ka nisur me punë për moderatoren, e cila e kaloi fundjavën në Dhërmi bashkë me familjen!
Shtuar më 14/08/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori