Luana merr vendimin e rëndësishëm, e pohon me gojën e saj (FOTO LAJM)

Luana Vjollaca është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar e cila po kor sukses edhe në fushën ë muzikës.

Së fundmi Luana ka sjellë këngën “Moj bjondinë me sytë e zi” në një “remake” me grupin legjendar TNT dhe po rezulton shumë e suksesshme. Në një intervistë me Labin, këngëtarja u shpreh se po mendon seriozisht ta heqë lojën “Ndaje ose haje” nga program i saj sepse është lodhur nga të ftuarit të cilët i kërkojnë t’ia fshijë pyetjet.

“Ajo lojë është e tmerrshme. Pasi mbarojmë, vijnë më thonë: “Sa e mirë je, sa e bukur je. Shikoje pak atë pyetjen.” Ajo tregoi gjithashtu se ftesa e saj nuk është refuzuar kurrë nga asnjë i ftuar, madje se ka nga ata që i shkruajnë për të qenë të ftuar në emision.

Shtuar më 17/06/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori