Xhongleri shqiptar “mahnit” tifozët e Feynord-it (VIDEO)

Xhongleri shqiptar, Fabian Duro i cili ka marrë pjesë në shumë evente të rëndësishme ku ka përfaqësuar Shqipërinë, këtë herë ka ‘mahnnitur’ tifozët holandezë të cilët janë mbledhur të shumtë në numër duke shijuar performancën e tij pak orë para fillimit të ndeshjes së finales së shumëpritur.

Të habitur nga performanca e djaloshit nga Tirana, tifozët holandezë, nuk i kanë kursyer ovacionet, teksa shfaqjen e Fabian Duros, e kanë regjistruar nëpër telefona, për ta marrë si kujtim me vlerë nga kjo eksperiencë e bukur në tokën shqiptarë.


Shtuar 25.05.2022 17:50

Tags: ,