Luana kapet “mat” në shoqërinë e kunatës (FOTO LAJM)

Luana Vjollca ka kohë që përflitet për një marrëdhënie me biznesmenin Krenar Cocaj dhe mesa duket ajo i ka thelluar lidhjet, duke krijuar miqësi edhe me kushurirën e Edona Cocaj.

Dy vajzat e kaluan mbrëmjen e djeshme duke pirë bashkë e duke kërcyer, siç duket nga një video që postoi Edona në Instastory.

Ato kanë nisur të shoqërohen prej pak kohësh, siç duket edhe nga komentet që lë Luana në fotot e Edonës në Instagram.

Edona është mjaft e lidhur me Krenarin, e quan “kushëririn më të mirë” dhe në njëfarë mënyre Edona është kunata e Luanës.

Edhe pse çifti nuk ka folur asnjëherë publikisht për lidhjen e tyre, janë kapur disa herë bashkë nga paparacët. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori