Baba i 3 fëmijëve, familja e shoferit të furgonit ku vdiqën 5 shtetas hap dyert e mortit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit shtetasit Bardhi Prodo, 51-vjec, shoferi i furgonit që u aksidentua në “Qafë Muzinë” ku humbën jetën edhe 4 persona të tjerë.

Familja Prodo në Sarandë, ka hapur dyert e morit, për të bërë nderimet e fundit për babanë e 3 fëmijëve.

Viktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë. Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia bëri me dije se ka ndaluar sot shtetasen Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja e cila u përfshi me mjetin e saj në një aksident tragjik pasditen e djeshme ku humbën jetën 5 persona.

Sipas asaj që raporton policia, 22-vjeçarja, duke drejtuar makinën e saj “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me një furgon me drejtues Bardhi Prodo., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.

 


Shtuar 27.08.2021 11:37