Lot dhe britma, familjarët e Kurtit mblidhen në vendngjarje (FOTO LAJM)

Familjarët e të vrarit Jurgen Kurti kanë mbërritur me lot dhe britma pranë zonës ku është vrarë i riu.

Kurti u ekzekutua teksa po kthehej në shtëpinë e tij pranë Stadiumit “Dinamo” në Tiranë.

Sipas Policisë kanë qenë të paktën dy persona që kanë kryer vrasjen ndërkohë që ka diasa pista dyshimesh.

Kurti është akuzuar më parë për dy vrasje, të babait të tij dhe të një biznesmeni në Durrës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori