Lori, Sara dhe Ledioni zbulojnë vendin magjik ku kanë shkuar pas festave të fundvitit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lori Hoxha me nisjen e vitit të ri nxitoi të postonte në “Instagramfoto nga udhëtimi i saj i parë i 2018-ës. Një vend plot diell dhe atmosferë, por që Lori nuk na e tregoi se ku ishte. Të shumta ishin komentet që të çonin nga një vend në tjetrin, por askush nuk e gjeti dot se ku kishte shkuar Lori.

Mbase ëmbëlsirat që mbante në dorë duket se i ngatërruan disi fansat për të lokalizuar vendndodhjen e Lorit. Pas fotos së parë trashëgimtarja e “Top Channel” postoi edhe një foto tjetër ku shihet me një tullumbace në dorë. Me këtë foto na krijoi idenë se është në një vend që po i fal shumë lumturi.

Mirëpo Lori nuk paska shkuar vetëm në këtë vend magjik. Një postim i Sarës në “Instagram”, na tregon se dhe ajo me Ledionin kanë shkuar në të njëjtin vend me Lorin.

“E nisëm 2018-ën në vendin më të bukur në Tokë”, shkruan Sara krahas fotos.

Ndërsa një koment i Lorit na ka bërë që të zbulojmë se motrat e familjes Hoxha së bashku me dhëndrin kolonjar kanë shkuar në Disneyland në California.

“Disneyland Park” njihet si vendi më i lumtur në botë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori