Bellerin ka rënë dakord për një kontratë me Barçën

Hector Bellerin afër transferimit te Barcelona.

Mbrojtësi ra dakord me klubin për kushtet e një marrëveshjeje personale, sipas Fabrizio Romano. Kontrata tashmë është gati, dhe transferimi i lojtarit varet nga vendimi i drejtuesve të Barçës.

Arsenali është gati të ndërpresë kontratën me 27-vjeçarin spanjoll.

Bellerin e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Betis. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2022 16:19