Loredana gati të publikojë projektin e rradhës (FOTO LAJM)

Loredana është një prej artisteve më të dashura e më të komentuara jo vetëm në shoëbizin shqiptar por edhe atë të huaj.

Këngëtarja para disa kohësh u përfshi në një skandal ku akuzohet për mashtrimin e një çifti zviceran, ku supozohet tu ketë marrë 700 mijë franga zvicerane.

Para disa javësh ajo solli këngën ‘Labyrinth’ ndërsa tani ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

“Single i dytë do të publikohet të enjten në ora 23:59!!! Kjo është kënga e preferuar e Mozzik”, ka shkruar Mozzik.

Ajo që bie në sy në foto e publikuara në Intsgram, ku tregohen momente nga punimi për klipin, Loredana ka shkruar në pjesën e përparme të trupit dy fjalë: "CASH ONLY", vetëm para.

Ndoshta kjo do të jetë një këngë ku i këndohet të vërtëtës së parave të çiftit, kjo ngelet për tu parë.

Shtuar më 02/07/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori