Mbretëria e Bashkuar sanksionon nënkryetarin e Listës Serbe dhe një biznesmen

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar 30 figura të korruptuara politike, shkelës të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale në konflikte, nëpër botë.  Në mesin e të sanksionuarave janë edhe Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar listën e 30 figurave të sanksionuara, që lidhen me krimin dhe korrupsionin nëpër botë, raporton Gazeta Express.

Në listë janë edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviq, serb nga Kosova dhe Milan Radojçiq, që së fundmi mban postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Milan Radojçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojciq ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimin kontrata fitimprurëse”, thuhet në njoftim.