Lojërat Olimpike Dimërore hapen me ceremoni madhështore (FOTO LAJM)

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2018 ndezi Pyeongchang të premten në një shfaqje të madhe të dritave dhe fishekzjarre.

Shfaqja spektakolare arriti një rekord botëror me 1,200 dronë që fluturonin njëkohësisht dhe mijëra kërcimtarë koreanë, përcjell albeu.com

Rreth 35 mijë njerëz ishin të pranishëm në stadiumin Olimpik dhe qëndruan në temperatura tepër të ulta për shijuar shfaqjen.

Parada e kombeve shfaqi flamuj të mëdhenj të projektuar në skenë për secilin vend dhe u mbyll kur atletët nga të dyja vendet Korea Veriore dhe Jugore hynë nën një flamur të vetëm të bashkuar.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe kreu ceremonial i Koresë së Veriut, Kim Yong Nam, shtërnguan duart në një takim historik. /albeu.com/


Shtuar më 09/02/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori