Loja online i merr jetën 12-vjeçarit (FOTO LAJM)

Një lojë online është bërë dhe shkaku i vdekjes së një 12-vjeçari. Gjatë pjesmarrjes së tij në këtë lojë të çmendur mësohet se ajo nuk i lejonte trurit të furnizohet me oksigjen. Karnel Haughton, nga Tyburn, në Birmingham mendohet se ka humbur jetën pasi është mbytur.

Miqtë dhe prindërit e adoleshentit tashmë kanë ngritur alarmin duke paralajmëruar fëmijët dhe të rinjtë e tjerë nga rreziku i kësaj loje online e zhvilluar kryesisht mes adoleshentësh të cilët filmojnë veten duke u vetëmbytur dhe më pas i postojnë ato në rrjetet sociale.

Karnel dyshohet se ishte duke e aplikuar lojën në dhomën e tij të gjumit kur ka humbur ndjenjat. Ai është zbuluar nga nëna e tij, Gemma vetëm në mëngjes dhe ka humbur jetën pak momente më vonë në spital. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e adoleshentit, që deri më tani është cilësuar e ‘pashpjegueshme’. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori