"Lodër e vjetër", Trejsi nostalgjike për dhuratat e Leonard Dukës (FOTO LAJM)

Modelja Trejsi Sejdini është përmalluar për makinën e parë që i ka blerë I dashuri I saj Leonard Duka. Në një postim në Instagram, Sejdini shihet që ka pozuar krah një makine super luksoze të llojit "Audi".

E veshur me pellush të kuq, Trejsi e bën mjaft të dukshme faktin që është kombinuar me mjetin e saj, të cilin e quan ‘lodër’.

"Kombinuar me lodrën time të vjetër,"– shkruan modelja krahas fotos dhe këtë përshkrim e shoqëron me një fytyrë të trishtuar, si për të treguar që i mungon kjo makinë.

Foto e publikuar nga Trejsi Sejdini
Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.

Duka rezulton se prej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të këtij viti bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.

Shtuar më 15/12/2019, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori