Harrohen sërish, i moshuari përballet me rafte të boshatisura në supermarket (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka tmerruar botën. Rafte të boshëtisura nga ushqimet sheh në cdo vend të prekur, ku banorët tashmë janë izoluar për të parandaluar prekjen nga virusi dhe përhapjen e tij.

Por ndërkohë që të gjithë po izolohen brenda e po marrin cdo ushqim të mundshëm, janë harruar të moshuarit, më të rrezikuarit nga ky virus.

Fotografia e një të moshuari që kërkon për ushqime në një supermarket të boshatisur i ka prekur të gjithë.

Imazhi i realizuar nga Lauren Taylor, 34 vjeçe në Surrey, Britani ka qëllim që ti tregojë njerëzve të mos nxitojnë për të marrë gjithçka në rafte.

Sipas saj, populli duhet të heqë dorë nga kjo dëshirë për të marrë gjithçka dhe të gjithë të kujdesen më shumë për moshën e tretë. Këta të fundit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi dhe është sugjeruar që të mos dalin nga shtëpia.


Shtuar 18.03.2020 16:47