Lindi merr një dhuratë pas trofeut, ja çfarë e priti në prapaskenë! (FOTO LAJM)

Ndër kategoritë e shumta të “Kënga Magjike”, veçohej edhe Kënga Stil. Trofeun në këtë rast e mori Lind Islami, i cili u prezantua këtë vit me këngën “Problem”. Fillimisht, Lindi nuk pati pak për të thënë në skenë, e fjalët i dedikoheshin dikujt shumë të veçantë për të.

Problemi im është Venera, të cilën e keni marrë ju sonte”, ka thënë këngëtari, ndërsa Lumani nuk ka rreshtur së qeshuri. Por, kaq nuk ka mjaftuar, pasi përfundimi i performancës nuk do të vinte pa një dhuratë në prapaskenë. ‘ProblemiVenera e ka pritur Lindin me trofe në dorë, për t’i dhuruar një puthje ashtu sikurse dy të dashuruarve ju ka hije.

Me siguri, Venera është ndjerë jo pak krenare për këtë arritje të Lindit, i cili nuk ka lënë pa falenderuar në rrjetet sociale produksionin për mundësimin e këtij çmimi. Tashmë, jemi mësuar të shohim momente kaq romantike mes çiftit, që për më tepër rrallë shihen të ndarë në evente të ndryshme apo dhe përditshmëri. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori