Pjesë e grupit mafioz “Clan del Golfo” që futi 4.3 ton “të bardhë” në Itali, ja kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Media italiane kanë zbuluar emrat e të arrestuarve në mega-operacionin e disa ditëve më parë të realizuar nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes, që goditi grupin e njohur kriminal ‘Clan del Golfo’.

Në operacionin në fjalë u sekuestruan 4.3 ton kokainë dhe 2 milionë euro para cash, përfshirë disa mjete transporti, ndërsa u cilësua si sasia më e madhe e lëndës narkotike që kishte arritur të kapte ndonjëherë policia italiane.

Mes të arrestuarve rezultojnë edhe emrat e disa të rinjve shqiptarë. Ata janë Renato Ulja, Ervin Hardolli, Altin Lleshaj, Denis Kacaj dhe Moreno Demaj.

15621645 366160167063320 7802718618268732312 N

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se shumë prej të arrestuarve gjatë hetimit kanë vendosur të rrëfehen, duke i dhënë hetuesve detaje të rëndësishme për pista të reja hetimore.

 

Këtë e ka thënë me telefon për “TriestePrima”, kryeprokurori rajonal Antonio De Nicolo. Marrja në pyetje është realizuar nga gjyqtari për Hetimet Paraprake Marco Casavecchia, ndërsa pas një raundi të parë në të cilin asnjë nga tetë të arrestuarit e parë nuk kishin folur, pas më pak se një jave “më shumë se një prej tyre vendosi të rrëfehej”.

 

“Nga bosi kolumbian e deri tek serbi Miljenovic Milan, masat paraprake kanë arritur tek disa të dyshuar. 24 emrat e parë të hetimit janë: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghiev Savov, Bozhidar Bozilov (Bullgari), Ujla Renaqto (Shqipëri), Cirjau Constantin (Moldavi). Ervin Hardolli (Shqipëri), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Altin Lleshaj, Denis Kacaj, Moreno Demaj, Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo, Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik, slloveni Ales Raz Krasovec dhe Matjaz Dorde Kotlaja (Mali i Zi). Lidhur me këtë, për kapjen e sllovenëve, bëri të ditur se ka aktivitete në vazhdim dhe procedura për fletarrest evropian zgjat rreth 30 deri në 40 ditë”, lajmëroi De Nicolo.

Ndër emrat e të arrestuarve qëndron edhe ai i 30-vjeçarit me origjinë serbe Sasha Vuçkoviq. I arrestuar në Zagreb, atij i janë konfiskuar telefonat, një laptop dhe një veturë Skoda, edhe pse në Ballkan ai njihet për publikun për rrëmbimin e djalit të një biznesmeni të njohur në vitin 2010 në Beograd.

Pas rrëmbimit të tij pranë sallës së sportit, komandoja e shtatë personave përgjegjës për rrëmbimin kërkoi një shpërblim prej 150,000 €. I riu kishte rënë në kurthin e organizuar nga Vuçkoviq së bashku me të dashurën e tij. Dy bashkëpunëtorët e serbit ishin maskuar si policë dhe kishin rrëmbyer të riun që kishte qenë i burgosur në një bodrum./albeu.com


Shtuar 16.06.2022 18:59