Lindi borë e bardhë, studentja ndryshon ngjyrën e lëkurës në pak vite (FOTO LAJM)

Ajo ka lindur e bardhë, por është fiksuar me lëkurën e zezë dhe këtë nuk e bën se kërkon të duket si një e rrace tjetër, por se kështu mendon se lëkura është e shëndetshme.

22 vjeçarja Hannah Tittensor, e fiksuar pas lëkurës së bronztë po has probleme me këtë qasje të sajën pasi shumë tashmë e sulmojnë duke thënë se është raciste kundrejt të bardhëve, shkruan Albeu.com.

"Unë nuk e bëj këtë se dua t'i ngjaj ndonjë rrace tjetër, por se kështu dukem më bukur dhe me lëkurë më të shëndetshme", shprehet ajo për mediat britanike duke shpjeguar se është sulmuar jo pak herë për këtë fiksim të sajin.

Hannahs filloi t'i pëlqejë ngjyra e nxirë në lëkurë pas pushimeve disa vite më parë dhe tashmë fut në trup një solucion të veçantë, i cili lejon marrjen e rrezeve më shpejt se lëkura normale duke u nxirre rrjedhimisht më shpejtë. //albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori