Linda Halimi tregon pse e mbajti 9 muaj të fshehtë shtatzaninë

Këngëtarja e njohur Linda Halimi dhe partneri i saj Davon Edëards, u bënë prindër për herë të parë. Lajmi erdhi surprizë për të gjithë, pasi Linda nuk kishte publikuar asnjë foto nga e cila mund të lindnin dyshime për një shtatzëni.

Ishte Davon ai që publikoi një foto me vogëlushen e sapolindur në ‘Facebook’, duke shkruar: “Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë.

Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti!"

NDërkohë Linda ka treguar pse e ka mbajtur të fshehtë.

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një gruaje, shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndiehem e fuqizuar! Unë jam grua",-shkruan Linda në statusin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori