Lihet i lirë ish-Guvernatori, asnjë polic në derën e tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tashmë çështja e Ardian Fullanit është kthyer në çështje dite, e ndërsa jo pak vëmëndje ka pasur dhe në rrjetet sociale, ku batutat ja lënë vendin njëra-tjetrës, të shoqëtuara me foto ironike.

Teksa në këtë drejtim bëhet një zhurmë e madhe, në anën tjetër Fullani qëndron i qetë në banesën e tij, ndërsa nuk është vënë re prania e ndonje polici.

Gjykata e Apelit i komunikoi dje rreth orës 15:30 masën "arrest shtëpie", ndërsa ora 18:20 i dha fund qëndrimit të Fullanit pas hekurave të qelisë në burgun 302.

Ndonëse është dënuar me "arrest shtëpie", ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, qëndron në shtëpi pa u ruajtur nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori