Lidhje me Khalesi dhe Jon Snow, zbulohet identiteti i Night King? (FOTO LAJM)

Ndërkohë që serive të Game">Game of Thrones">Thrones po i vjen fundi dhe tashmë pritet përballja finale mes ushtrive të Shtatë Mbretërive dhe Ushtrisë së të Vdekurve, fansat kanë filluar të hamendësojnë në lidhje me identitetin e njërit prej personazheve më misteriozë, siç është Night King.

Ai ka fuqi mbinatyrore dhe mund të ngrejë të vdekurit, si edhe të shenojë personat e tjerë duke ditur më pas saktësisht vend ndodhjen e tyre, ndërkohë që rekruton me një të prekur ushtarë të rinj për Whitë Walkers, shkruan Albeu.com.

Deri më tani, shumë pyetje janë bërë mbi identitetin e tij, megjithatë sëfundmi, nisur edhe nga zhvillimet në dy seritë që janë shfaqur të sezonit të 8, fansat kanë një ide.

Duke i nisur nga fakti se vetëm një Targaryan mund të drejtojë një dragua, fansat mendojnë se edhe Night King është një Targaryan. Ai shihet në fund të sezonit të 7 i hipur në dragoin Viserion, të kthyer tashmë në ushtar të King King, duke shkatërruar murin e madh që ndan dy botët. Mjafton ky fakt sipas fansave për të zbuluar se Night King është pikërisht një Targaryan, i kthyer në gjendjen e tanishme mijëra vite më parë pasi Fëmijët e Pyllit i ngulën një "dragon glass" në zemër gjatë luftës së përgjakshme mes tyre dhe Njeriut të Parë.

Kjo teori merr shkas edhe nga fakti se ishin Targaryans ata që pushtuan Westerosin duke vijuar luftën me Fëmijët e Pyllit pas paqes së prishur, e cila kishte zgjatur mijëra vite.

Këtij versioni i shtohet edhe simboli që Night King bën gjatë sulmeve të tij, i cili ngjan me stemën e Targaryanve.

Targaryan janë gjithashtu edhe Khalesi dhe Jon Snoë.

Po ju si mendoni, a është Night King një Targaryan? /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori