Sot shumë të suksesshëm, ajo në muzikë dhe ai në aktrim, e gjeni dot për cilin çift të dashur shqiptar bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji kanë një histori shumë të bukur dhe të gjatë dashurie, e cila nis në një moshë shumë të vogël. Ato shpeshherë publikojnë foto bashkë, dedikime ndaj njëri-tjetrit dhe nuk hezitojnë të zbulojnë detaje interesante nga lidhja e tyre.

Çifti ka shuar edhe kuriozitetin e ndjekësve se si dukeshin kur ishin fëmijë.

Të dy ata kanë publikuar në Instagram, foto kur kanë qenë fëmijë të dy, përkatësisht Besi në vitin 1986 ndësa Xhensila në vitin 1993. Të dy kanë ndryshuar shumë që nga ajo ditë dhe me siguri juve nuk do t’ju shkonte në mendje që ata janë Besi dhe Xhensila të vegjël.

“Pak para se të njiheshim me njëri-tjetrin”, ka shkruar aktori i humorit, ndërsa Xhensila ka publikuar po të njëjtën foto dhe ka shkruar: “Të lindur për njëri-tjetrin”. Kujtojmë se pak kohë më parë, çifti u bë prindër për herë të parë dhe vajzën e tyre e quajtën Ajka.