Sulmi kibernetik, reagon Rama: Hakerat s’na kanë kërkuar 30 milion euro, pas tyre qëndron një shtet

Një sulm kibernetik ka ndodhur ditën e dilel ku është sulmuar sistemi qeveritar online.

Lidhur me këtë ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se sulmuesit online nuk kanë kërkuar 30 milion euro, siç është thënë në disa lajme të publikuara së fundmi.

Reagimi i Ramës:

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!/albeu.com