Lewinsky -Clintonit: Do hiqja të gjitha rrobat nëse pranon të më takosh (FOTO-LAJM)

Rikthehet në vëmendje të opinionit publik amerikan cështja "Lewinsky". Eshtë publikuar sot një kasetë e re, ku dëgjohet Monica Lewinsky duke i thënë ish- presidentit amerikan, Bill Clinton se ajo do hiqte të gjithë rrobat nëse ai pranonte ta takonte atë në mënyrë private.

Kaseta është pjesë e regjistrimeve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë. Në të dëgjohet Lewinsky duket u lutur në mënyrë dëshpëruese që presidenti të takohej me të privatisht.

Më përpara mendohej se kaseta prej katër minutash, që është regjistruar në nëntor të vitit 1997, ishte shkatërruar pasi u bë publike afera seksuale në vitin 1998. Kaseta është publikuar nga National Enquirer.

Lewinsky, në atë kohë 24 vjeç, i thotë presidentit të martuar se do ta takojë patjetër.


“Meqë e di që nesër do të jeni vetëm, kam dy propozime për ju, por në çdo rast ju do takoheni me mua. Mund të heq të gjitha rrobat dhe do të nis… epo… Nuk do e shijoje këtë? Shpresoj të të shoh më vonë dhe shpresoj se do ndjekësh skenarin tim dhe çfarë dua unë” ka thene ajo.

Madje Lewinsky i jep udhëzime presidentit se si të veprojë me sekretaren, që duhet të rregullojë axhendën, që gjërat të mos bien në sy.

“Nuk mund të më refuzosh sepse jam shumë e bukur dhe e adhurueshme. Për më tepër së shpejti nuk do jem këtu për të ardhur për vizitë” shprehet me tej ajo.

Lewinsky ishte vetëm 22 vjeç kur mendohet se ka pasur një lidhje me presidentin. Historia u bë publike në vitin 1998 dhe e ka përndjekur vazhdimisht Bill Clinton. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2013, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori