Marcelo i tregon live Vinicius JR incidentin e Modric me policinë

Në këto ditë izolimi për shkak të pandemisë së koronavirus, futbollistët kanë zgjedhur rrjetin social “Instagram” për të komunikuar e për t’u çmallur me njëri-tjetrit.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe dy lojtarët e Real Madrid, Macelo dhe Vinicius Jr të cilët diskutuan për gjëra të ndryshme.

Në një prej bisedave, Marcelo tregoi se si Luka Modric kishte pasur probleme me policinë në këto ditë karantine:

“Luca po luante futboll në shtëpi dhe topi i ra në rrugë. Njëri prej fëmijëve vrapoi për ta marr dhe në atë moment pa një makinë policie të cilët i kërkuan që të thërriste (Modricin) sepse do ta gjobisim”, tregoi Marcelo duke qeshur.


Shtuar 17.04.2020 18:25