Rrahu gruan në prani të fëmijëve të mitur, prangoset 44-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 44-vjeçar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Personi i arrestuar është shtetasi me iniciale V.Dh, banues në fshatin Pocestë të Maliqit.

Policia njofton se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com/