Lenovo prezanton smartfonët e rinj Moto Z (FOTO LAJM)

Moto Z, është smartfoni më i ri i nxjerrë në treg nga Lenovo i dizajnuar që të jetë “gjysmë” modular, pra mund t’i shtohen aksesorë të jashtëm. Pritet që modeli i ri të vijë në dy versione
Moto Z Droid Edition dhe Moto Z Force Deoid Edition.

Moto Z Droid Edition do të vijë me ekran 5.5 inch AMOLED Qual HD me rezolucion 2560 x 1440 pixel, procesorin do ta ketë Qualcomm Snapdragon 820 dhe do të vijë me 4 GB RAM. Hapësirë memorie do të ketë të integruar 32GB apo 64GB, e cila mund të shtohet deri në 2TB me kartel të jashtme mocroSD.

Kamerën nga para do ta ketë 5 megapixel ndërsa nga mbrapa 13 megapixel, dhe si sistem operativ do ta ketë Android 6.0.1 Marshmalloë.

Ndërsa Moto Z Force Droid, po ashtu do të ketë ekranin 5.5 inch AMOLED QHD, procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM, dhe memorie të integruar 32GB apo 64GB.

Kamerën nga para do ta ketë 5 megapixel ndërsa ata nga mbrapa plotë 21 megapixel, sistemin operativ Android 6.0.1 MarshmalloW. Akoma nuk dihet se kur këto dy telefona dalin në treg. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2016, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori