E ndjek fati i keq, Djokovic godet përsëri arbitrin (VIDEO)

Duket se tenisti serb, Novak Djokoviv, nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me gjyqtarët që janë në ndeshjet që zhvillon ai.

Vetëm pak kohë pasi u skualifikua nga turneu i “US OPEN”, për shkak se goditi me top një nga arbitre, Djokovic rrezikon përsëri.

Së fundmi serbi është përfshirë në një tjetër incident, ku përsëri ka goditur arbitrin.

Djokovic ka kaluar në çerekfinale të “Roland Garros”, por sërish rrezikon përjashtimin.

Në tentativë për të kapur topin, Djokovic e gjuan fort atë dhe topi përplaset në fytyrën e arbitrit, të cilit tenisti i kërkon menjëherë falje, pasi sigurisht ishte pa dashje.


Shtuar 6.10.2020 14:42