Ledri Vula së shpejti baba? (FOTO LAJM)

Për jetën e tij private flitet relativisht rrallë.

Lidhjet e tij të dashurisë, me të drejtë i mban larg nga vëmendja e publikut.

Por, një postim i bërë vonë pas mesnate nga reperi Ledri Vula ka ngjallur shumë thashetheme.

Ai ka postuar një foto ku shfaqen në hije babë e bijë pa ndonjë përshkrim.

Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se mos Ledri po bëhet baba!

Një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri por mbase reperi thjesht po mendon në këtë drejtim dhe ka ardhur koha për një hap të tillë.

Mbetet ta shohim! /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori