E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Ledri Vula ndalon publikimin e këngës së re për një arsye humane
Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak mirë, marrim shkak të themi këtë prej aksidentit të rëndë në Shkodër ku janë akoma në rrezik për jetën 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë nga shpërthimi që ndodhi në një kompleks në Velipojë.

Ledri është bashkuar më dhimbjen e familjarëve të personave që janë plagosur dhe ka bërë një gjest të veçantë. Sot, ai do të publikonte klipin e ri por ka vendosur ta shtyjë dhe jo më kot.

“Jemi të rritur mbi vlera morale dhe humane. Premiera “Mbi Re” shtyhet nesër në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm dhe tragjedisë në resortin turistik në Velipojë. Ngushëllimi”.- ka shkruar Ledri në postimin e tij në Insta Story. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori