Ledri në skena të nxehta me bjonden, Sara nuk fsheh xhelozinë (FOTO LAJM)

Vetëm dy ditë më parë, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula, lançoi këngën e tij të parë pasi u bë baba.

Projekti i tij i fundit titullohet “Sot sot sot” dhe klikimet e tij në Youtube po rriten çdo moment.

Në këtë klip, Ledri shfaqet pranë një modeleje seksi bjonde në disa skena disi të nxehta, mirëpo gjejeni pak kush u bë xheloze?

Pikërisht Sara dhe këtë na e ka treguar në videot e saj të fundit në InstaStory.

Partnerja e reperit ishte duke dëgjuar “Sot sot sot” ndërsa shkruan krahas postimit: “Bëjmë skip disa skena që nuk na pëlqejnë por kënga na pëlqen shumë.”

“Deri këtu dhe e kthejmë nga fillimi”- shkroi ajo duke nënkuptuar se pjesa tjetër e këngës e bënte të ndihej xheloze.

Disa ditë më parë, çifti shumë i njohur i shoëbiz-it u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë vogëlushen Poem Blu e cila lindi

në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën.

Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.

Siç të gjithë e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, ndaj nga Ledri si reper, nuk prisnim sugjerim tjetër veç këtij emri kaq domethënës për të. Gjithashtu, Poem ka kuptimin e një guri të çmuar, siç është e vogla për ta.

Blu ka shpesh domethënien ‘dhuratë nga zoti’.

Poem Blu ishte kombinimi më i mirë i dy fjalëve domethënëse, për emrin e të voglës që sapo ka ardhur në jetë.

Shtuar më 29/12/2020, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori