Pritja e gjatë e reperit
Ledri Vula dhe e partneres së tij
Sara Hoxha, për ardhjen në jetë të foshnjës ka marrë fund ditën e djeshme, kur
Sara ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit dhe ata janë bërë prindër për herë të parë!
Fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat, për tu pasuar me një
foto të Ledrit në Instagram ku mbante kapur dorën e partneres së tij duke e shoqëruar me datën e lindjes.
Urime të shumta nuk kanë munguar nga kolegët, por Taynës nuk mund t'i shpëtonte ky detaj. Ajo dhe vajza e Ledrit kanë të njëjtën datë lidnje.
"Ditëlindjen me mua.
Urime, jetë të gjatë e të lumtur", ka komentuar reperja duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Kujtojmë se festa e ditëlinjes së Taynës në kohë pandemi mori gjithashtu mjaft vëmendje dhe nuk kaloi pa u komentuar në media./albeu.com./
Shtuar më 15/12/2020,
ora 15:37