Ledioni s'mund të mungonte, Sara Hoxha zbulon për herë të parë portretin e Roman (FOTO LAJM)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende.

Mirëpo sot Sara ka vendosur të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ka publikuar në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën. Deri më sot ata e kishin mbajtur të fshehtë portretin e djalit, duke mos publikuar asnjë foto të tij.

Menjëherë pas postimit kanë nisur komentet nga ndjekësit, të cilët kanë filluar të gjejnë se kujt i ngjan më shumë i vogli. Disa thonë se ngjason më tepër me Ledionin, të tjerë me Sarën dhe ka edhe nga ata që thonë se ngjan me teze Lorin.

Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.

Shtuar më 08/12/2020, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori